Notification

×

Kategori Berita

Cari Berita

Iklan

Iklan

Indeks Berita

Tag Terpopuler

Qellimi Yne

Sunday, October 30, 2011 | 6:54 AM WIB Last Updated 2011-10-30T14:00:37Z
Nga: Juela Sulka. Mosha e Tretë zakonisht ne tradicion kujton idenë e vjetërsisë, një kategori që në vitet e fundit ka diferencuar nevojat dhe kërkesat për shërbime më të gjera që varen pak nga mosha kronologjike, ashtu si nga historia personale dhe familjare, profesionale dhe sociale e personit dhe ende nga gjendjen e tij shëndetësore.
Për këtë arsye zhvillimi i shërbimeve për të moshuarit duhet te zhvillohet për të personalizuar dhe per të dhënë kuptimin konkret për përgjigjet dhe të drejtën për dinjitetin, shëndetin dhe cilësinë e jetës.
Në shërbimet për Moshën e Tretë janë gjithashtu përgjigja e nevojave të reja të popullsisë së rritur qe sipas moshës jo domosdoshmërisht i përkasin këtij grupi, por për shkak të shfaqjes së sëmundjes
gjenetike o ngjarje traumatike (paaftësi e fituar) kërkojnë një vend të veçantë të ndihmës të përkohshëm ose e vazhdueshme.
Plani i Zones se Mirëqenies Shëndetësore dhe Sociale, flet për mbështetje, për kujdesin në shtëpi si një qëllim për ta kuptuar kryesisht si një mbështetje për zhvillimin e resurseve lokale dhe mbështetje për rrjetin e familjes për të parandaluar hyrjen e të moshuarve në një shërbim rezidencial.
Për këtë shërbim për Moshën e Tretë, Alb Asistenza menaxhohet duke e mbajtur një veshtrim konstante në familjen e personit të ndihmuar ne kuptimin e ndihmes dhe lehtësimin.
Perpjekjet e kooperatives Alb Asistenza, në bashkëpunim me organet publike, do jene te fokusuar jo vetëm në menaxhimin e shërbimeve tradicionale (strehëzat, qendrat ditore, etj ...), por edhe ne projektimin dhe menaxhimin e zgjidhjeve të kujdesit shëndetësor të reja (strehimore të përkohshme , shërbimet riaktivizim afat për familjen, etj ...) brenda strukturave shendetesore ose shërbime të specializuara.
×
Berita Terbaru Update