Notification

×

Kategori Berita

Cari Berita

Iklan

Iklan

Indeks Berita

Tag Terpopuler

STATUTI

Monday, April 1, 2013 | 3:39 AM WIB Last Updated 2013-04-01T10:49:55Z
Ne mbeshtetje te legjislacionit civil shqiptar dhe kryesisht ne ligjin nr. 8788, dt. 07.05.2001 "Per Organizatat Jo-fitimprurese" dhe ne Ligjin nr.8789 dt. 07.05.2001 "Per Regjistrimin e Organizatave Jo-fitimprurese" vendoset hartimi i  ketij Statuti, me kushtet qe percaktohen si me poshte:




FORMA E ORGANIZIMIT.
Neni 1.
Eshte themeluar Qendra "KOOPERATIVA SOCIALE ALB ASISTENZA", (me poshte referuar "Qendra" nje organizate jo qeveritare, jo-Fitimprurese dhe paantaresi.
Sigla dhe simboli I vecante I Oranizates.
Neni 2
Qendra " KOOPERATIVA SOCIALE ALB ASISTENZA ", (me poshte referuar " Qendra", ka vulen dhe emblemen e saj te percaktuar e ne krijimin e saj ligjor.

QELLIMI I VEPRIMATRISE SE QENDRES
NENI 3.


Qendra ka per qellim te veprimtarise se saj:
  1. Projektimin dhe drejtimin e sherbimit social;
  2. Zhvillimin professional dhe trajnimin e te anetaresuarve.
  3. Ngritjen e qendrave ditore ku mosha e trete te kete kushtet e favoreshme per te kaluar oret.
  4. Ngritja e nje strukture bashkekohore, per qendrim permanet ose te perkoheshem, sipas nevojave personale te individit.
  5. Aktivizimi ne nje jete me te larmishme dhe te dobishme per te tere brezat me aktivizimin e moshes se trete, me nje sere inisiativash. Aktivizimi i asistenzes shtepiake per individet ne veshtiresi (vetem ose me nje rrjet familjar jo ne gjendje per ti sherbyer individit.)


AKTIVITETET E QENDRES
NENI 4

Ne permbushje te qellimit kryesor te Qendres, kjo e fundit per promovimin e misionit te saj do te ushtroje keto aktivitete:
  1. Përgatitja dhe përshtatshmëria me Kodin e Etikes dhe Profesional që zbatohet në profesionin Operatorit social/asistenzial (ndryshe i njohur si OSA) dhe operatorit social/sanitar (ndryshe OSS)
  2. Organizimin e kurseve profesionale, per te krijuar figura te kompletuara.
  3. Botimi i materialeve profesionale dhe shkencore.
  4. Organizimi i seminareve, konferencave dhe leksioneve profesionale;
  5. Mbështetja e aktiviteteve sociale;
  6. Shprehja e mendimit dhe vlerësimi i çështjeve që lidhen me profesionin e Operatorit (OSA+OSS)
  7. Bashkëpunime në çështjet që kanë lidhje me legjislacionin;
  8. Bashkëpunim me shoqëritë e sigurimeve , fondet e pensioneve, fondet e sigurimeve shëndetsore,bankat dhe institucione të tjera financiare;
  9. Bashkëpunim me ente të tjera ekonomike dhe shtetërore që interesohen në zhvillimin dhe aplikimin e sherbimit asistenzial per individet ne veshtiresi.
  10. Bashkëpunim me shoqata dhe/ose organizata të tjera të Shqipërisë si dhe të huaja.

NDALIMI I SHPERNDARJES SE FITIMEVE
NENI 5

Fitimet e realizuara nga veprimtaria e ligjshme e Qendres do te perdoren ne menyre eksluzive per zhvillimin dhe zgjerimin e objektit te veprimtarise se Qendres. Cdo veprim i kundert eshte plotesisht i pavlefshem dhe oragnet pergjegjese mbajne pergjegjesi sipas ligjit.

KOHEZGJATJA E VEPRIMTARISE
NENI 6

Kohezgjatja e Qendres eshte me afat te pacaktuar. Kohezgjatja mund te kufizohet me nje vendim te motivuar te Bordit te Drejtoreve dhe me pjesemarrjen e shumices ashtu sikunder mund te zgjatet ky afat.

SELIA
NENI 7
Qendra e ka seline e saj ligjore ne Durres ne Adrese : Rr.e “Parthineve” , nr. 125. Me vendim te Bordit te Drejtoreve, Qendra mund te hape dege te saj dhe te emeroje perfaqesues edhe ne qytete te tjera te Shqiperise edhe jashte saj.

ORGANET DREJTUESE
Bordi i Drejtoreve
NENI 8
Organi me i larte vendimmarres i Qendres eshte Bordi i Drejtoreve. Bordi perbehet nga Tre anetare te cilet emerohen nga Themeluesit e Qendres per nje periudhe 5 vjecare me te drejte riemerimi. Mandati i anetarut te Bordit te Drejtoreve mund te mbaroje edhe perpra afatit per shkak te largimit nga detyra nga organi i emerteses apo me vullnetin e tij.
KOMPETENCAT E BORDIT TE DREJTOREVE.
NENI 9

Bordi I drejtoreve pervec ceshtjeve te tjera te cilat ai I cmon se duhet te shqyrtohen prej tij vendos per:
  • Ndryshimin e Statutit
  • Percakton fushat dhe programin e veprimtarise se Qendres;
  • Mbikqyr dhe kontrollon rregullisht pealizimin e veprimtarise se Qendres;
  • Nxjerr norma per rregullimin e veprimtarise, organizimin dhe Strukturen e Qendres;
  • Zgjedhe dhe emeron Anetert e organit me te larte ekzekutiv;
  • Krijon komitete te posacme si dhe vendos per ceshtje te tjerea te parashikuara shprehimisht ne Statut.

VOTIMI
NENI 10
Vendimet e Bordit te Drejtoreve merren me shumice te thjeshte. Vendimet per ndryshimin e Statutit, te Aktit te Themelimit, per miratimin e rregulloreve te brendshme merren me 2/3 e votave.
Drejtori Ekzekutiv therret mbledhjen e Bordit te Drejoreve te pakten 2 here ne vit. Mbledhja e pare ne javen e trete te Janarit dhe e dyta ne javen e dyte te Shtatorit, nepermjet nje komunikimi me shkrim drejtuar secilit prej anetareve te Bordit te pakten 15 dite perpra dates se Caktuar per mbledhje. Ky njoftim duhet te permbaje vendin, diten, oren dhe rendin e dites se mbledhjen qe do te mbahet.
Bordi I Drejtoreve te Qendres mblidhet edhe ne rast te ndonje kerkese te motivuar dhe te firmosur te pakten nga 1/3 e anetareve te ketij Bordi.
Bordi I Drejtoreve mund te mbidhet jo vetem ne seline e qendres por edhe jashte saj, ne cdo vend te caktuar nga Drejtori Ekzekutiv.

DREJTORI EKZEKUTIV
NENI 11

Organi me I larte Ekzekutiv I Qendres eshte Drejtori Ekzekutiv.
Drejtori Ekezekutiv zgjidhet nga Bordi I drejtoreve per nje mandate 4 vjecar me te drejte rimandatimi. Ai e ushtron veprimtarine e tij ne perputhje me Statutin e Qendres dhe Aktin e Themelimit te saj.

KOMPETENCAT E DREJTORIT EKZEKUTIV
NENI 12

Drejtori Ekzekutiv gjate ushtrimit te veprimtarise se tij ka keto Kompetenca:
  • Realizon veprimtarine e perditshme dhe ekzekuton programet e vendosura nga organi me I larte vendimmarres;
  • Pergatit project programin vjetor te aktiviteteve dhe projectbuxhetin te cilat ia paraqet per miratim Bortit te Drejtoreve;
  • Drejton veprimtarine e Qendres ne Baze te Statutit;
  • Administron fondet sipas menyres se percaktuar nga Bordi I Drejtoreve
  • Hyn ne marrdhenie me organizma te tjere vendas apo te huaj

FONDET E KERKUARA PER AKTIVITETIN QENDRES, MENYRA E MBLEDHJES SE FONDEVE DHE ADMINISTRIMI I TYRE.


NENI 13
Pronat e Qendres administrohen sipas nje rregulloreje te caktuar me vendim te Bordit te Drejtoreve, te pergjegjesit per financat dhe Drejtorit Ekzekutiv.

NENI 14
Rregullat dhe rregullorja e brendshme ndryshohet me miratimin e Drejtorit Ekzekutiv dhe ne mbeshtjete Anetareve Te Bordit.

NENI 15.
Qendra shperndahet ne perfundim te misionit te saj dhe me vendim te Bordit te Drejtoreve dhe mbeshtetjen e Bordit. Bashkimi I Qendres me organizma te tjere vendoset nga Drejtori I saj me mbeshtetjen e Bordit dhe ne ato raste kur misionet e oraganizatave plotesojne njera-tjetren.

NENI 16
Qendra perfaqesohet Ligjerisht perpara Organeve te njohura Ligjerisht nga Drejtori I saj ekzekutiv, apo Njerezit e mandatuar nga ai.

NENI 17.
Mbas shperndarjes se Qendres, likujdimi apo shperndarja e pasurive te saj behet ne baze te Legjislacionit ne fuqi dhe ne baze te parimit te ndalimit te shperndarjes se fitimeve. Perjashtim nga ky rregull bejne te gjitha qendrat me te cilat ka patur programet e perbashketa dhe projekte te cilave ne menyre preferenciale u kalon 40 % e aktivitetit.

NENI 18
Te ardhurat e Qendres sigurohen nga:
  • Kontributete e themeluesve
  • Te ardhura dhe financime nga donator vendas apo te huaj
  • Buxheti I qendres do te perbehet edhe nga dhuratat, ndihmat, programetye financuar nga organizma nderkombetare, fondacione e huaja kombetare , borde locale, rajonale, kombetare apo nderkombetare.
  • Te ardhuart e siguariara nga veprimtaria e vete qendres
Kontributi fillestar I themeluesve eshte nje shume prej 100 000 (njeqindmije) leke, te depozituara ne emer dhe ne llogari, shume kjo e ecila kalon ne pronesi te Qendres nga momenti I rregjistrimit te Qendres, ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane, anetari themelues zhvishet nga e drejta e pronesise se kesaj shume ne momentin e percaktuar me lart.


NENI 19
Bordi I Drejtoreve do te perbehet nga 3 drejtore me mandate 5 vjecar.
Bordi I Drejtoreve gjate mandatit te para perbehet nga :
  • Juela Sulka
  • Clirim Duro
  • Eneida Mucaj

Drejtori Ekzekutiv eshte Juela Sulka , me mandate 4(kater) vjecar.

NENI 20

Ky statut hartohet ne 4 (kater) kopje origjinale te Gjuhes Shqipe.
Persa me lart ne baze te nenit 55 te :Ligjit 7829 date 01.06.1994 “Per Noterine” palet nenshkruese me deklaruan se e kuptojne dhe e pranojne permbajtjen e ketij Statuti.







×
Berita Terbaru Update